Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur baterinë e një automjeti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 16-vjeçarë, banues në fshatin Starovë, pasi kanë goditur me send të fortë, një 15-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një bashkëmoshatare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.