Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 26 vjeç, banues në Dimal, pasi iu gjetën në automjet dhe në banesë, një sasi e vogël Cannabisi dhe 1 shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 64 vjeç, banues në Berat, me profesion avokat, pasi ka kallëzuar një 66-vjeçar, se e ka mashtruar në lidhje me një akt trashëgimie. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
-shpallën në kërkim shtetasin S. K., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur baterinë e një automjeti. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 30 vjeçe, banuese në Berat, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ka braktisur fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, me vendim gjyqësor. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Sh., 33 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.