Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurorinë e Beratit, në lidhje me kallëzimet e shtetasve:
-A. M., 65 vjeç, se më datë 07.05.2025, ka konstatuar të dëmtuara 1 derë dhe 1 dritare të banesës së tij, në lagjen “Kala”. Punohet për zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të rastit;
-një 16-vjeçar, se rreth orës 01:00 të datës 08.05.2025, është dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), nga 1 shtetas i paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;
-A. L., 31 vjeç, se shtetasi E. M.(H.), 29 vjeç, e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, si dhe ka nxitur për të shkuar në afërsi të banesës së tij, 2 shtetas të paidentifikuar prej tij. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 29-vjeçarin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.