Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. K., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 27.04.2025, ka thyer xhamin e automjetit të një 40-vjeçareje dhe i ka vjedhur kuletën;
-H. K., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 57-vjeçar, me pretendimin se i ka vrarë kafshën (qen).
Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Në fshatin Temaj, dyshohet se shtetasi R. H., 40 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 40-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dje, kallëzoi shtetasja V. P., 47 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, se për motive të dobëta, ishte dhunuar në pedonalen e qytetit të Beratit, nga shtetasja S. A., 23 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.