Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P. Sh.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ë. M., 42 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.H., 32 vjeç, banues në lagjen “Barikadë”, Berat, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës Operacionale Shqiponja, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.