Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim policor E. E., 34 vjeç, banues në Berat, pasi në datën 26.04.2025, ka vjedhur në banesën e një 66-vjeçari, 1 televizor. Ky shtetas u konstatua dhe u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, të cilët gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. E, i gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 40 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta, në lokalin e tij, ka kanosur me mjet prerës një
35-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 29 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.