Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Z., 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar 2 këmbësore, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit të dhënë në datën 20.04.2025, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, u bë kapja dhe arrestimi i administratorit tjetër të shpallur në kërkim shtetasit L. S., 63 vjeç, banues në Berat. Në subjektin e tij (gurore), u dëmtua në dorë, gjatë punës shtetasi P. P. Për këtë rast është arrestuar dhe shtetasi T. S, administratorë në të njëjtin subjekt.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Ç., banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.