Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 44 vjeç, banues në Berat, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim V. B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 06.04.2025, në një lokal në fshatin Moravë, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 28-vjeçar. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen P. M., banuese në Kuçovë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 33 vjeç, banues në Berat, si dhe për shtetasit R. B., 36 vjeç dhe D. M., 49 vjeç, të dy banuese në fshatin Mbrakull, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.