Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë.
-arrestuan shtetasin S. M., 62 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në rrugën rurale Kozare-Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, ka përplasur shtetasin V. RR., 66 vjeç, I cili lëvizte me biçikletë. 66-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr mjekim jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Beratit me vendimin e datës 10.04.2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 65 vjeçe, banuese në Berat, pasi ditën e djeshme ka thyer me gur xhamin e Postës Shqiptare dhe ka ofenduar punonjësen.
Ditën e djeshme, ka bërë kallëzim shtetasja E. H., 36 vjeçe, banuese në Kuçovë, përfaqësuese e një subjekti politik, e cila kallëzon se në organizimin e bërë nga një tjetër subjekt politikë kanë marrë pjesë dhe punonjës të administratës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dimal/Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet disa të mitur duke dëmtuar një kafshë (qen), shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë identifikuar dhe shoqëruan 3 shtetas të mitur F. M., 15 vjeç., E. D.,10 vjeç., H. K., 12 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën “Keqtrajtimi i kafshës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.