Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 30 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjet, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një 73-vjeçareje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.