Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K., 26 vjeç, K. K., 29 vjeç dhe F. Q., 24 vjeç, të tre banues në Berat, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrolleve ndaj tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.