Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Vodëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 46 vjeç, banues Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, ndërkohë që nëna ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. S., 47 vjeçe, banuese në Berat, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka marrë pa të drejtë, djalin e tyre 12 vjeç dhe i ka ndaluar komunikimin me te.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë, iu gjet një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.