Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Y., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një bashkëmoshatar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 30-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.