Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori i Qarkullimit Rrugor
-arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16 vjeçar, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. L., 68 vjeç, banues në Kuçovë, pasi me vetëgjyqësi, nuk lejon të kryejë punime, për të cilat ka leje përkatëse nga bashkia, shtetasin G. A., 55 vjeç, banues në Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.