Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat kapi dhe vuri në pranga shtetasin L. G., 33 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 21 nëntor, ka vjedhur në 2 markete, produkte ushqimore, si dhe se ditën e djeshme ka vjedhur një pasqyrë automjeti.
Stacioni i Policisë Poliçan arrestoi shtetasin B. Q., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua se organizonte në lokalin e tij, lojëra fati, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.