Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
-në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. V., 36 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi në datën 19.11.2024, i kishte marrë me dhunë dhe duke e kërcënuar një shumë lekësh shtetasit A. I., 38 vjeç, banues në Berat.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ë. T., 66 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin e tij “Bar-bilardo”, në lagjen “22 Tetori, Berat, u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje kompjuterike, 4 tableta, 1 laptop, 1 monitor, 1 printer dhe 1 njësi.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.