Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. G., 27 vjeç, banues në Holandë, pasi në Çorovodë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë;
-S. R., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Kuçovë shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit M. K., 58 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për vjedhje në pronën e shtetasit M. I.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.