Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. F., 41 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë punës në subjektin për përpunimin e gurit që administron ky shtetas, është dëmtuar aksidentalisht, me mjetin e punës (pirun), shtetasi F. T., 58 vjeç. Punonjësi, shtetasi F. T., pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim V. Z., 18 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2024, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Uznovë”, 2 televizorë dhe vegla pune.
Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., banues në fshatin Kutalli, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje nga autoritetet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.