Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori i Policisë Rrugore, bëri ndalimin e shtetasit M. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e ka dënuar me 22 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Komisariati i Policisë Kuçovë, arrestoi në flagrancë shtetasin F. M , 52 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur prindërit e tij.
Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Sh., 69 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
-M. D., 39 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Berat.
-S. K., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali ka kanosur shtetasin S. A., 35 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.