Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Stacioni i Policisë Dimal, arrestoi në flagrancë shtetasin T. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në autobusin e shtetasit K. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka vjedhur 1000 franga, 200 euro dhe një shumë lekësh. Lekët u gjetën gjatë kontrollit ushtruar në banesën e shtetasit T. T., dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Kuçovë, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 48 vjeç, banues në Drizë, Kuçovë, pasi u konstatua se prej një kohe të gjatë furnizohej me uji në mënyrë të paligjshme nga Qendra Shëndetësore e fshatit.
Stacioni i Policisë Poliçan, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.