Njoftimi, për të gjithë punonjësit e Policisë që duan të studiojne në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, dhe për ata shtetas që kanë përfunduar shkollën e mesme edhe përpara vitit 2024
Në vijim të procedurave të konkurrimit të hapur me urdhër Nr.986, datë 08.07.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për 150 kuota të lira, të shtetasve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, njoftojmë se:
Në zbatim të Urdhrit nr.189, datë 04.08.2025, Qendra e Sherbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularin A1/A1Z, për Maturën Shtetërore 2025, më datë 06 gusht 2025.
Sa më sipër sqarojmë se formulari A1 dhe A1Z do të jetë aktiv për t’u plotësuar më datë 06 gusht 2025, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në shërbimin elektronik “Matura Shtetërore”, nëpërmjet portalit e-Albania. Formulari A1 duhet të plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formulari A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të arsimit të lartë.
Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti ose kandidati.
Në kategorinë kandidat përfshihen dhe punonjësit e Policisë të cilët janë të interesuar për të ndjekur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.
Ky proces lidhet me raundin e II-të, sipas kalendarit të aplikimeve për universitet 2025, të miratuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.