Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, për të diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe SHBA.
Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për ndihmën dhe ndërveprimin me Policinë e Shtetit, duke nënvizuar mbështetjen që ICITAP po jep për vlerësimin e Akademisë së Sigurisë nga ekspertët e akreditimit të jashtëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).