Drejtori i Përgjithshëm takohet me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi

Policia e Shtetit, e trajnuar dhe maksimalisht e angazhuar, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përsa i përket aspekteve të rendit dhe sigurisë publike dhe evidentimit e goditjes së krimeve zgjedhore.

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim zyrtar, në ambientet e KQZ-së, me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi.

Qëllimi i takimit, thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe diskutimi mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke vënë theksin tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike.

Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një mjedis të lirë dhe të paanshëm.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh: “Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore.”.

Gjithashtu, Drejtori konfirmoi se strukturat policore janë të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre, me profesionalizëm dhe neutralitet të plotë. Ai theksoi se Policia do të jetë aktive, jo vetëm në sigurimin fizik të procesit zgjedhor, por dhe në identifikimin dhe adresimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Ndërkaq, Komisioneri Celibashi theksoi: “Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë votuesit”.

Më tej, gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të detajuar, aspekte të rëndësishme si:
* Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës;
* Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;
* Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, duke parandaluar çdo incident të mundshëm;
* Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "OMO PRODA PogN"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe kostum

Mund të jetë një imazh i 4 persona