Drejtori i Përgjithshëm takohet me Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA)

Policia e Shtetit

Proda – Carbone:
“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe agjencive ligjzbatuese italiane, model suksesi për t’u marrë shembull.”

Carbone-Prodës: “DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.”

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Gjeneral Lejtnant Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Gjeneral Lejtnant Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane. Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Gjeneral Lejtnant Carbone dhe Drejtues Madhor Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, znj. Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 9 persona

Mund të jetë një imazh i 14 persona

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "DLICIA PRORA POLIU"

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "PRODA 動 ም E Qu OruAlbania Albania "RHa POLICIA POLICHA"

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe kostum