Në homazhet e lamtumirës për regjisorin e shquar, Dhimitër Anagnosti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vuri në emër të Policisë së Shtetit, një kurorë me lule, në shenjë nderimi dhe respekti.
Policia e Shtetit përcjell mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar të mjeshtrit Anagnosti, në artin dhe kulturën kombëtare. Vepra e tij mbetet një pasuri e pazëvendësueshme dhe një trashëgimi frymëzuese për brezat e ardhshëm.






