Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Kryeprokurores Federale të Mbretërisë së Belgjikës znj. Ann Fransen.
Një takim mjaft miqësor, gjatë të cilit u diskutuan çështje në interes të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe për forcimin e bashkëpunimit për këtë qëllim.
Drejtor Proda, gjatë takimit, garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri, në çdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeprokurorja Fransen shprehu se e konsideron Policinë shqiptare, partnere parësore të agjencive ligjzbatuese belge. Gjithashtu, theksoi se rezultatet e bashkëpunimit me Policinë shqiptare kanë qenë tejet të frytshme dhe impaktuese, si dhe shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej këtë bashkëpunim.