Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda priti në takim Drejtuesin e Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor

Policia e Shtetit

Proda – Ball: “Të vendosur për të thelluar bashkëpunimin kundër krimit të organizuar.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në takim kortezie z. Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore britanike, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Z. Ball vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në këtë drejtim dhe falënderoi Drejtor Prodën, për bashkëpunimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, përfshirë trajnimin e disa oficerëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus hetimin e krimeve kompjuterike dhe digjitale.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se Policia e Shtetit e konsideron prioritet bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe se modeli i suksesshëm i bashkëpunimit mes policive kufitare duhet të shtrihet edhe më tej.

Z. Ball e ftoi zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fund të takimit, Drejtor Proda dhe z. Ball vlerësuan punën e shkëlqyer të oficerëve të kontaktit në policitë respektive.

May be an image of 4 people and the Oval Office
May be an image of 2 people and text
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "POUCIA RODA"
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "CC PRODA 1 DurAlbania Our Albania"
Mund të jetë një imazh i 2 persona