Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut:
“Sakrifica e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëherazi Dëshmorë të Atdheut, është e gdhendur me germa të arta në historinë e kombit dhe gjithashtu është motivimi më i madh për punonjësit e Policisë, për të vijuar me angazhim maksimal, përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e të drejtave të qytetarëve.
Policia e Shtetit i ka kurdoherë dyert e hapura për ata që humbën njerëzit e tyre të shtrenjtë, në shërbim ndaj vendit.
Dëshmorët e Policisë janë dëshmi e gjallë e vështirësive dhe sakrificave të misionit tonë. Gjithashtu, kujtimi i tyre është ftesë e përhershme për qytetarët, për më shumë besim dhe bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me punonjësit e saj që jetën e mbrojnë me jetë. Lavdi të përjetshme krenarisë së kombit, Dëshmorëve të Atdheut!”