Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, konferencë me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme të Francës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, konferencë me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës.

Në fjalën e tij gjatë konferencës, z. Proda prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.

Gjatë konferencës, mbajtën fjalë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku.
Drejtor Nallbati ka prezantuar operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit
Ndërkaq, Drejtor Boshnjaku ka pasqyruar transformimin e Policisë Kufitare, si dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimeve kufitare.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.