Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim kortezie z. Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim kortezie z. Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori Tarran i uroi z. Proda, suksese në detyrën e rëndësishme. Ai e vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike dhe trafiqeve të paligjshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin, me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në trajnimin e pritshëm të Policisë, për zgjedhjet.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndër vite.

Më tej, Proda dhe Tarran theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.

Ambasadori Tarran e siguroi Drejtorin e Përgjithshëm se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e nevojave dhe e kërkesave të Policisë në rrugën e saj drejt fuqizimit.

Ambasadori Tarran ka theksuar se ngritja dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë Vendore në të gjithë vendin është domosdoshmëri dhe modeli që funksionon në Elbasan duhet të jetë busull orientimi edhe për qarqet e tjera. Ambasadori e ka falënderuar Drejtor Prodën, për mbështetjen e kësaj nisme dhe për kontributin e tij kur ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ngritjen e këshillave të sigurisë.

Në përfundim të takimit, Drejtor Proda e ka garantuar ambasadorin se Policia është e baraslarguar nga subjektet politike dhe vlerësimin e fituar nga proceset zgjedhore të kaluara jo vetëm do ta ruajë, por do ta konsolidojë më tej.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "Pre1 PIRSBIA sce s0"

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "PRODA"

Mund të jetë një imazh i 5 persona