Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerëson me Certifikatë “Për shërbime të dalluara” dy drejtues të lartë të Policsë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Ardi Veliu, u ka dorëzuar dy drejtuesve të lartë të Policisë certifikatat për shërbime të dalluara.

-Drejtues i Lartë Idajet Faskaj me motivacionin “Për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në forcimin e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit, në interes të forcimit të sigurisë publike”.

-Drejtues i Parë Neritan Nallbati me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtor Veliu në fjalën e rastit ka theksuar se dy drejtuesit e Policisë u vlerësuan për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në punë gjatë karrierës së tyre.

Vlerësime të tilla motivojnë dhe inkurajojnë gjithë efektivët për më shumë angazhim, përkushtim në shërbim të qyetarëve dhe në luftën ndaj krimit.

Faskaj dhe Nallbati kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për vlerësimin, si dhe gjithë kolegët me të cilët ata kanë punuar ndër vite.