Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur sot z. Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban.
Ata folën mbi zgjerimin dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu shprehu vlerësimet më të lartë për Konsullin, i cili u angazhua për sigurimin e kushteve nga momentet e para, në lirimin e fëmijëve dhe grave shqiptare, që po mbahen në kampin Al Hawl në Siri. Ai e veçoi fort angazhimin e tij, si një gjest qytetar, përtej detyrës.
Konsulli Ghorayeb e falënderoi drejtuesin e lartë të Policisë Shqiptare për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme në çdo fazë të operacionit, për lirimin e 5 fëmijëve dhe gruas nga Shqipëria.
Ata diskutuan mbi vijimin dhe koordinimin sa më të mirë, për fazat e tjera të operacionit deri në lirimin e fëmijës së fundit që po mbahen peng në kamp.
Gjatë javëve që përfaqësuesit e Policisë së Shtetit ishin në Liban, përmes angazhimit personal e familjar, Konsulli mundësoi aksesin e nevojshëm pranë autoriteteve vendase të sigurisë, për autoritetet ligjzbatuese e të inteligjencës.