Nën kujdesin e prefektit të Gjirokastrës, fondacioni italian “Corpi Sanitari Internazionali” ka dhuruar 6050 palë këpucë për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit
Mesditën e sotme, Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj i ka dorëzuar zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti Albert Dervishaj donacionin për fëmijët e punonjësit e Policisë së Shtetit.
Prefekti Aliaj ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë, vecanërsiht gjatë pandemisë dhe në shenjë vlerësimi e mbështetje për ta dhe familjet e tyre, nëpërmjet fondacionit ”Corpi Sanitari Internazionali” ka siguruar një sasi të konsiderueshme atletesh për fëmijët e tyre.
Zv.drejtori i Përgjithshëm Dervishaj ka falënderuar prefektin Aliaj dhe nëpërmjet tij edhe përfaqësuesit e fondacionit, jo vetëm për donacionin, por edhe për kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të treguar ndaj punonjësve të Policisë, të cilët krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 kanë kaluar një situatë të jashtëzakonshme, bashkë me familjet e tyre, sepse punonjësit e Policisë, për shkak të punës së tyre janë përherë të rrezikuar nga infektimi me COVID-19.