Divjakë/Takim përmbyllës në kuadër të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore

Divjakë / Takim përmbyllës në kuadër të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, strukturat e Komisariatit të Policisë Divjakë zhvilluan dje aktivitetin përmbyllës me nxënës të shkollave të mesme të zonës, në bashkëpunim me stafet pedagogjike.

Gjatë gjithë fushatës, Policia e Fierit organizoi një sërë takimesh informuese dhe ndërgjegjësuese në shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze, ku dhjetëra nxënës u informuan mbi:

● format e dhunës me bazë gjinore,

● pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të saj,

● mënyrat e identifikimit të rasteve të rrezikut,

● rëndësinë e raportimit të menjëhershëm te Policia dhe te strukturat mbështetëse.

Në takimin përmbyllës u theksua roli i të rinjve në krijimin e një kulture zero tolerance ndaj dhunës, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes policisë, institucioneve vendore dhe shërbimeve sociale për mbrojtjen e viktimave.

Nxënësit u njohën gjithashtu me aspektet ligjore dhe me mekanizmat e mbrojtjes, duke i kushtuar vëmendje të veçantë dhunës digjitale, një prej formave në rritje që prek të rinjtë.

“Për një komunitet pa dhunë digjitale – mbrojmë vajzat dhe gratë çdo ditë.”

#DhunaËshtëKrim
#DenoncoDhunën
#FundDhunësDigjitale
#ZëriYTKaVlerë