Dita e dytë e Giro d’Italia” në Tiranë 





Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:



Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve/drejtuesve të automjeteve, për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme dhe i fton të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar.
Të gjithë bashkë për një garë sa më të sigurt dhe të suksesshme! 




