“Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor”/ Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, së bashku me Drejtorin e DPSHTRR, Bledi Gonxhe, prononcim për median

Janar-nëntor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, 17 jetë të humbura më pak. Ka ende shumë punë për të bërë bashkërisht, për minimizimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.