Dibër
Specialistët e Seksionit të Policimit në Komunitet, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar turin informues për prezantimin e “Sistemit Arsimor Policor” në institucionet e arsimit të mesëm në qark.
Gjatë takimeve të zhvilluara me nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave profesionale, të rinjtë u njohën me programet e studimit që ofron Akademia e Sigurisë, si një institucion i arsimit të lartë i akredituar, që përgatit profesionistë në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Në bashkëbisedim u theksuan përfitimet që sjell ndjekja e studimeve në këtë institucion, si punësimi i garantuar pas diplomimit, arsimimi pa kosto financiare, si dhe mundësitë reale për zhvillim profesional dhe karrierë afatgjatë në strukturat e Policisë së Shtetit.
Në përfundim të aktiviteteve u shpërndanë materiale informuese mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe afatet përkatëse.
✅ Investo te e ardhmja jote
✅ Zgjidh ⬇️
✅️Akademia e Sigurisë



