Dibër/Zhvillohen aktivitete në shkolla, me temë “Siguria e të rinjve”

Dibër | “Siguria e të rinjve” në shkolla

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po vijon aktivitetet informuese në shkollat e qarkut, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me synim rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

Gjatë javës u zhvilluan takime në shkollën 9-vjeçare “Haki Sharofi” në Kerçisht të Poshtëm dhe në shkollën e fshatit Pocest, ku u trajtuan tema të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë:

• Parandalimi i dhunës dhe konfliktit në shkollë ✋
• Si të njohim dhe raportojmë bullizmin
• Përdorimi i sigurt i internetit dhe rrjeteve sociale
• Komunikimi i shëndetshëm dhe respekti ndaj njëri-tjetrit ️

Nxënësit u përfshinë në diskutime dhe shembuj praktikë, për t’i ndihmuar të kuptojnë si të reagojnë në mënyrë të mbrojtur dhe të përgjegjshme në situata të ndryshme.

Policia e Shtetit dhe shkollat e qarkut do të vazhdojnë bashkëpunimin për një mjedis të sigurt dhe edukues për çdo nxënës.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopBullizmit
#PoliciaEShtetit ‍♂️‍♀️