Dibër | Vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve” në institucionet arsimore

Dibër | Vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve” në institucionet arsimore

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ‍♂️, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, po zhvillon aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese në shkollat e qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e nxënësve .

Gjatë takimeve të organizuara në shkollat 9-vjeçare “Shemsi Haka”, fshati Bellovë, “Selim Alliu”, Peshkopi, Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, dhe në gjimnazin “31 Korriku”, Burrel, punonjësit e Policisë trajtuan tema të rëndësishme si:
• Parandalimi i dhunës në mjedisin shkollor ✋
• Identifikimi dhe raportimi i bullizmit
• Siguria në internet dhe hapësirat digjitale
• Komunikimi pozitiv dhe respekti ndërmjet nxënësve ️

Për një përvojë sa më praktike, u përdorën video, materiale vizuale dhe shembuj konkretë nga situata të jetës së përditshme, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe zhvillimin e aftësive të tyre për të reaguar në mënyrë të sigurt.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me shkollat, mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të sigurt, të qetë dhe mbështetës për çdo nxënës .

Programi “Siguria e të rinjve” do të vijojë të shtrihet në shkollat e tjera të qarkut, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, edukimit dhe bashkëpunimit me komunitetin.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#PoliciaEShtetit ‍♀️‍♂️
#MjedisISigurtShkollor
#StopBullizmit