Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri babë e bir!
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, një ambjent në qytetin e Peshkopisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi :
A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, Njësia Administrative Luzni, Dibër.
Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh dhe A.Sh (babë e bir).
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.