Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eklipsi”, i finalizuar me sukses me datë 13.08.2021, nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u shpall në kërkim një 23-vjeçar ka vijuar puna në mënyrë intensive për kapjen e tij.
Si rezulat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore shërbimet policore të Hetimit të Krimit në DVP Dibër kanë bërë lokalizimin e vendodhjes se 23-vjeçarit dhe në orët e pasdites në qytetin e Peshkopisë falë punës së mirëorganizuar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit T.T., 23-vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ndaj shtetasit T.T., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme