Dibër | Vijon fushata informuese për sigurinë e nxënësve në shkolla
Në vijim të programit kombëtar “Siguria e të rinjve” ✅, i ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit , Policia e Dibrës ka zhvilluar edhe këtë javë takime informuese me nxënës në shkolla të ndryshme të qarkut.
Aktivitetet e radhës u organizuan në: Shkollën 9-vjeçare “Selim Alliu”
dhe Gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, në fshatin Kastriot.
Takimet u drejtuan nga ndihmës specialisti për edukimin në komunitet pranë DVP Dibër ♂️, në bashkëpunim me mësuesit e këtyre institucioneve arsimore .
️ Me nxënësit u zhvillua një diskutim i hapur, ku u trajtuan çështje të rëndësishme për mjedisin shkollor, ndër të cilat: • Njohja dhe parandalimi i dhunës ✋
• Bullizmi dhe ndikimi i tij tek nxënësit ❗
• Përdorimi i sigurt i internetit dhe rrjeteve sociale
• Rëndësia e komunikimit pozitiv dhe respektit në komunitetin shkollor
Për një ndërveprim sa më të dobishëm, u përdorën materiale vizuale, video dhe fletëpalosje informuese ️, të cilat ndihmuan në kuptimin dhe diskutimin e temave.
✨ Qëllimi kryesor i këtyre veprimtarive mbetet:
• Rritja e vetëdijes së të rinjve
• Forcimi i bashkëpunimit Polici – Shkollë – Familje
• Krijimi i një ambienti të sigurt dhe miqësor për çdo nxënës
#PoliciaNëKomunitet ♂️
#SiguriaENxënësve ✅
#SëBashkuPërShkollaTëQeta




