Dibër | Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla për parandalimin e dhunës dhe bullizmit.
Në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i realizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Dibrës po vijon organizimin e takimeve edukative dhe informuese në shkolla të ndryshme të qarkut.
Takimet e fundit u zhvilluan në shkollat 9-vjeçare “Hasan Leka”, “Selim Alliu” dhe shkolla 9-vjeçare “Majtarë”. Aktivitetet u udhëhoqën nga ndihmësspecialisti për edukimin në shkolla pranë DVP Dibër, në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të institucioneve arsimore.
-Gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit u trajtuan tema të rëndësishme për moshën e tyre, si:
• Parandalimi i dhunës dhe format e saj;
• Bullizmi, shkaqet dhe pasojat që sjell;
• Siguria gjatë përdorimit të internetit;
• Komunikimi pozitiv dhe respekti në mjedisin shkollor.
Për ta bërë takimin më tërheqës dhe të kuptueshëm, punonjësit e Policisë përdorën materiale vizuale, video dhe foto ilustrative, ndërsa nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje me informacion mbi sigurinë personale dhe mbrojtjen nga bullizmi.
Këto veprimtari kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës dhe familjes, si dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit.
#PoliciaNëShkollë ♂️♀️
#SiguriaENxënësve ✅
#BashkëPërNjëMjedisTëSigurt