Dibër/Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese me nxënësit për parandalimin e dhunës dhe bullizmit

Dibër/Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese me nxënësit për parandalimin e dhunës dhe bullizmit.

Në vijim të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, që realizohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, strukturat e Policisë së Dibrës organizuan takime sensibilizuese me nxënësit e shkollave “Ajet Ndreu”, “Gjimnazi Gjergj Kastrioti”, shkolla 9-vjeçare “Vrenjt” dhe “Sohodoll”.

Leksionet u mbajtën nga ndihmës specialisti për edukimin në shkolla dhe punën me të rinjtë, i cili bashkëbisedoi me nxënësit mbi parandalimin e dhunës, bullizmit, përdorimin e sigurt të internetit dhe respektin në mjedisin shkollor.
Nxënësit morën materiale informuese dhe u inkurajuan të reagojnë e të bashkëpunojnë me Policinë në rastet e dhunës apo bullizmit.

Këto iniciativa synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet Policisë, institucioneve arsimore dhe familjeve, për të siguruar një ambient të qetë, të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.

#PoliciaDibër ‍♂️
#SiguriaENxënësve
#StopBullizmit
#BashkëPërSigurinë ✅