Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin E.C., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin J.T., 26 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me leje të organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.