Dibër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

  • Komisariati i Policisë Bulqizë, arrestoi në flagrancë shtetasin E.A , 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi.
  • Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.
  • Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.