Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasi A. XH., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 63-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të trup.
_
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës i Zyrës Postare, Shupenzë.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga kallëzimi i bërë nga shtetasja M. T., dyshohet se 53-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga shtetasja M. T.
_
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet për shtetasit A.V., 49 vjeç, A. U., 59 vjeç, S. U., 54 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë punimeve që po kryenin në banesën e shtetasit A.V., nuk kanë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar duke marrë dëmtime në trup shtetasja I. R., punonjëse e pastrimit pranë bashkisë Bulqizë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.