Dibër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstuatua, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Sh.Xh., 57 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 57-vjeçari, po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.