Dibër – Vihet në pranga 1 shtetas

Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër, bënë arrestimin e shtetasit A.T., 33 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Dibër.

33-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me një pemë në anë të rrugës, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shtetas (pasagjer në automjet), të cilët po marrin trajtim në spitalin Rajonal të qytetit të Peshkopisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.