U konstatuan duke qarkulluar me automjet pa arsye të domosdoshme, në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.
Dy prej të arrestuarve drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi.
Ndërkohë po gjatë kontrolleve shërbimet e policisë, në qytetin e Bulqizës, kanë evidentuar 2 lokale të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orarit të ndalimit të lëvizjes.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, në qytetin e Peshkopisë janë konstatuar 4 shtetas duke qarkulluar me automjete në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme. Gjatë kontrollit ka rezultuar se dy prej tyre drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e seksionit të Policisë Rrugore në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. S., 20 vjeç dhe K. K., 38 vjeç, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur;
A. M., 18 vjeç dhe XH. K., 31 vjeç, pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Po gjatë ditës së djeshme është arrestuar dhe një 39-vjeçar, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë pezullimi i lejes së drejtimit, për qarkullim pas orarit të lejuar, 3 drejtues të tjerë mjetesh.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 20:30 deri në orën 06:00.